Kosovari e shpartallon serbin në garën në Turqi (Foto)

PUBLIKUAR

Mundësi nga Kosova, Endrit Gashi ka mpopshtur përfaqësuesin e Serbisë në xhiron e parë të kampionatit ballkanik që po mbahet në Bursa të Turqisë.

Kampionati ballkanik në mundje për kadet ka nisur mbarë për mundësit e Republikës së Kosovës, pasi garuesi Endrit Gashi shënoi fitore të madhe ndaj serbit, Filip Papiq. Mundësi kosovar e mposhti garuesin serb me “tush” në kuadër të xhiros së parë të garave.

Fitorja e tij u prit me entuzuazëm të madh edhe në tribuna.

“Jam shumë i lumtur për fitoren, sepse munda nje serb, tash edhe me humb nuk do të merzitëm”, tha Gashi.

Trajneri i tij, Blerim Fejza deklaroi se e kishte parandjerë një fiitore të tillë.

Fitores së Gashit i janë gëzuar edhe mundësit shqiptar nga Maqedonia dhe Shqipëria./Sporti1/Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...