Kosovari duke lëvruar, ujku i gjuhet në traktor

PUBLIKUAR

Bujqit në Krushe të Mdhe të Rahovecit gjatë punimit të tokës kanë parë disa ujq, madje njëri nga ta është hedhur në traktor, por bujkun e ka shpëtuar kabina e traktorit.

Rastin e ka raportuar kryetari i fshatit Selami Hoti.

Postimi plotë:

S’PO DUKET TË JETË VIT I MBARË, UJQËRIT NË VERË. TË URITUR APO TË TRAZUAR!?

Ditë më parë, kushëri im, z. Enver Hoti u ankua se gjatë lëvrimit në mes Krushës e Nagavcit, i kishin dalur ujqërit dhe njëri bile i ishte hedhur në traktor (për fat, traktorin e ka me kabinë) dhe kishte shpëtuar nga më e keqja.

Kjo është përsëritur edhe në ditët në vijim dhe si pasojë ara i ka ngelur e pa lëvruar, por Enveri ka ngelur i traumatizuar nga kjo dukuri si dhe frikësohet që mos t’a pësojnë fëmijët.

Andaj, bëni kujdes!

SHIKO MË SHUMË

Gucati: Jemi rrahur e gjakosur, ende kemi njerëz në spital, PDK të japë përgjigje për Ligjin për Specialen

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka kërkuar përgjigje nga Partia Demokratike e Kosovës lidhur...

Hysni Gucati tregon mesazhin e Jakup Krasniqit nga Haga: “Qëndroni të bashkuar”

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka treguar se të mërkurën ka qëndruar për vizitë...

FSK-ja pjesë e trajnimit ndërkombëtar në Kroaci

Forca e Sigurisë e Kosovës ishte pjesë e trajnimit ndërkombëtar “Training Based on SOP...