Kosovarët të saktë në pagesa të kredive

PUBLIKUAR

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, ka njoftuar se pjesëmarrja e të gjitha pagesave me vonesë më shumë se 30 ditë në gjithsej numrin e pagesave të kësteve kreditore të realizuara gjatë vitit përkatës tregon trend të qëndrueshëm prej mesatarisht 2.7 përqind në dhjetë vitet e fundit, megjithëse me tendencë rritëse nga viti 2018.

“Vitet pas pandemisë COVID-19 shënojnë shkallën më të lartë të pagesave me vonesë, prej 3.4 përqind në 2020 dhe 4.0 përqind në 2021. Pjesëmarrja e pagesave me vonesë sipas kohës së vonesës (klasifikimet kreditore sipas ditëve në vonesë) tregon që vonesat për periudha më të shkurtra kishin trend më të qëndrueshmen me oscilime të vogla ndër vite”, thuhet në raportin e BQK-së “Ngarkesa me borxh e ekonomive familjare në Kosovë”, raporton RTKlive.com

SHIKO MË SHUMË

LVV dhe LDK zyrtarizojnë koalicionin në Shtime

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në Shtime kanë zyrtarizuar marrëveshjen...

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve...

Kadrijaj pyet për 171 mjekët e kthyer në Kosovë: Ku janë punësuar dhe me çfarë kontratash?

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar...