Kosova, vend i krizave

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Dhunë në familje në Shtime: Dy burra dhe një grua rrihen mes vete, përfundojnë në spital

Dy burra dhe një grua janë rrahur mes vete në Shtime, teksa rasti është...

Ditë e mirë për të qëndruar brenda, sot mot i vranët dhe me shi

Sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me shi. “Mot kryesisht i...
Në dy vitet e fundit, Kosova është duke kaluar nëpër krizën e dytë, dhe më të madhe politike, në vitet e pasluftës. Më 2014, vendi u përball me ngërçin gjashtëmujor për formimin e Qeverisë, ndërsa nga shtatori i vitit 2015, spektri politik është thelluar në një krizë pa krye.

Sipas analistëve, kjo po ndodhë për shkak të dështimeve dhe veprimeve abuzive të politikanëve

Në dy vitet e fundit Kosova është ballafaquar me dy kriza të gjata politike e institucionale, e madje po hyn në vitin e tretë me krizën e trashëguar.

E para filloi në qershorin e vitit 2014 kur subjekte opozitare formuan bllokun VLAN me qëllim që të lënë në opozitë PDK-në që kishte dalë partia më e votuar në zgjedhje, krizë kjo e cila zgjati plot gjashtë muaj.

Ndërsa, kriza e dytë politike në këto dy vite ka filluar në muajin gusht të vitit 2015 pas nënshkrimit të Marrëveshjes për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë Serbe dhe të asaj për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Sipas përfaqësuesve të shoqërisë civile, krizat politike në Kosovë janë pasojë e akumulimit të dështimeve dhe e veprimeve abuzive të politikanëve.

Ata madje thonë se nëse kriza shikohet si mundësi apo si rast për të zhvilluar vendin dhe për të reformuar shoqërinë, atëherë këto kriza politike janë normale për shoqëritë demokratike, sepse mungesë krizash, sipas tyre, ka vetëm në diktatura apo regjime despotike, shkruan Zëri.

 

SHIKO MË SHUMË

Dhunë në familje në Shtime: Dy burra dhe një grua rrihen mes vete, përfundojnë në spital

Dy burra dhe një grua janë rrahur mes vete në Shtime, teksa rasti është...

Ditë e mirë për të qëndruar brenda, sot mot i vranët dhe me shi

Sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me shi. “Mot kryesisht i...

Arrestohet një person, iku nga burgu vitin e kaluar dhe kanosi ish-gruan e vëllanë e saj

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan e ka arrestuar një person me iniciale M.G...