Kosova ua zgjat jetën targave ‘Probation’

PUBLIKUAR

Qytetarët e Kosovës, të cilët kalojnë në territorin e Serbisë me vetura, vazhdojnë t’i heqin targat e Kosovës dhe t’i zëvendësojnë me targat “Proba”.

Tani fajin për aplikimin e këtyre targave nuk e ka Beogradi si rëndomtë, por autoritetet e Kosovës, të cilat dy muaj pas marrëveshjes nuk kanë letërngjitës për t’i vendosur në targa, shkruan “Zëri”.

Në mungesë të letërngjitësit nuk po fillon zbatimi i Marrëveshjes Reciproke për Targat, e cila është arritur më 15 shtator dhe është dashur të hyjë në fuqi më 15 nëntor.

Në Prishtinë asnjëri institucion nuk e merr përgjegjësinë për këtë dështim.

Udhëheqësja e dialogut me Serbinë, Edita Tahiri, thotë se kompetente për vendosjen dhe sigurimin e letërngjitësit është Ministra e Punëve të Brendshme. Mirëpo pavarësisht kësaj, përfaqësues të kësaj Ministrie nuk kanë ofruar sqarim lidhur me këtë çështje.

Ndërkohë, partitë opozitare kanë vlerësuar se marrëveshja në fjalë është e dëmshme për shtetin e Kosovës, pasi që, sipas tyre, Serbia është e vetmja që përfiton me anë të kësaj marrëveshjeje. Ndërkohë, njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se qytetarët e Republikës së Kosovës janë ata që humbin më së shumti nga moszbatimi i marrëveshjes në fjalë. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

Kërkesë publike për Arben Vitinë, mes lotësh flet asamblistja e VV-së sqaron pse e bëri kërkesën

Asamblistja e VV-së në Rahovec, Vlora Vuqiterna mes emocionesh, ka rrëfyer arsyet që e...

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...