Kosova synon të anëtarësohet në INTERPOL në fund të vitit

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Lipjanasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, konfisohet një armë me leje

Policia Kosovës ka njoftuar përseri se ankuesja femër kosovare, ka raportuar se bashkëshorti i...

Kosova ende nuk është pranuar në organizatën më të madhe policore të botës në INTERPOL, ndonëse zyrtarët shtetërorë presin që këtë vit të bëhet anëtare me të drejta të plota, shkruan sot Gazeta Zëri.

Komiteti ekzekutiv i INTERPOL-it kishte vendosur që aplikimin e Kosovës për anëtarësim ta vërë në agjendën e Asamblesë së Përgjithshme, që është zhvilluar në Pekin të Kinës nga data 26 deri më 29 shtator 2017.

Mirëpo ishte kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ai që po në shtator të vitit të kaluar kishte marrë vendim që të shtyhet votimi i Kosovës për anëtarësim në INTERPOL.

Këtë vendim e kishte mirëpritur edhe Ministria e Punëve të Jashtme, sipas së cilës shterja e tij është në interes të Kosovës, shkruan tutje Zëri.

Zyrtarë për komunikim në Zyrën e Kryeministrit thonë se synojnë që në takimin e radhës të Asamblesë së INTERPOL-it, i cili do të mbahet në muajin nëntor, Kosova do ta marrë mbështetjen e mjaftueshme të votave për anëtarësim.

Njohës të çështjeve të Integrimeve Evropiane thonë se Serbia po pengon anëtarësimin e Kosovës.

Ndërsa sipas ekspertëve të çështjeve juridike kushtetuese, Kosova i plotëson kushtet për anëtarësim vetëm se për këtë duhet të binden edhe shtetet e tjera

SHIKO MË SHUMË

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Tre të plagosur me armë zjarri, njëri me thikë: Krejt çka ndodhi mbrëmë në Lupç, pas një mosmarrëveshje mes disa familjarëve

Katër persona kanë mbetur të plagosur të mërkurën në orët e pasdites në Lupç...

Moti sot: Diell, shi dhe shkarkime rrufesh

Të enjten, parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell,...