Kosova pa ushtri edhe vitin tjetër

PUBLIKUAR

Për shkak të mungesës së vullnetit politik, Qeveria e Kosovës ka dështuar ta forcojë shtetësinë e saj, duke i transformuar Forcat e Sigurisë së Kosovës në ushtri të vendit. Madje për shkak të mosmarrëveshjeve politike dhe kundërshtimit të Listës Serbe, edhe gjatë vitit të ardhshëm vështirë se do të ketë FAK.

E sipas njohësve të çështjeve të sigurisë dhe atyre të integrimeve evropiane, pa ushtri Kosova nuk është ende shtet i mirëfilltë, por funksionon si një “gjysmë-shtet”, shkruan ‘Zëri’.

Megjithatë, brenga e tyre më e madhe qëndron në faktin se Kosova nuk pritet të themelojë ushtrinë e saj as në vitin 2016. Kjo pikërisht për shkak të projeksioneve buxhetore për vitin që po vjen dhe të cilat nuk mundësojnë shndërrimin e FSK-së në ushtri me gjithë logjistikën e saj.

Eksperti i integrimeve evropiane, Avni Mazreku, i ka thënë “Zërit” se themelimi i ushtrisë është dashur të jetë prioritet i shumë qeverive, e jo të rrezikohet që ajo të mos themelohet as vitin që po vjen. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

Hoxha nderon Afrim Bunjakun: Kemi kapacitete më të mëdha se në kohën e sulmit në Banjskë

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka thënë se Policia e Kosovës tashmë...

Muhaxheri: Vendimi i Kushtetueses ishte më i kënaq të gjitha palët

Analisti Arton Muhaxheri, i ftuar në Kosova Live në T7, përmes një lidhjeje direkte,...

Dogana informon bizneset për kriteret dhe përfitimet e statusit OEA

Dogana e Kosovës ka informuar operatorët ekonomikë të themeluar në territorin doganor të Republikës...