Kosova pa informata për ilaçin që Serbia e hoqi nga tregu

PUBLIKUAR

Në shtetin fqinj të Serbisë është hequr nga shitja në të gjitha barnatoret shurupi “Efferalgan” i 90 mililitrave, me fuqi prej 30 mg/ml, pasi dyshohet të jetë kontaminuar. Inspektorët farmaceutikë nuk kanë informacione nëse ilaçi gjendet në tregun e Kosovës duke u shitur ilegalisht

Njëmbëdhjetë seri të shurupit për uljen e temperaturës tek fëmijët, “Efferalgan” i 90 mililitrave, me fuqi prej 30 mg/ml, janë tërhequr nga shitja në të gjitha barnatoret në Serbi. Kjo për shkak se analizat e bëra të këtij shurupi nuk kanë korresponduar me normat higjienike të prodhimit, duke çuar në dyshime për kontaminimin e produkteve.

Por, megjithëse këto produkte nuk janë të regjistruara në Kosovë, farmacistët vendorë kanë alarmuar se ai mund të jetë në treg, duke kërkuar nga qytetarët që të bëjnë kujdes gjatë blerjes së ilaçeve, për t’iu shmangur këtyre serive.

Pranvera Behrami-Breznica, zëdhënëse në Agjencinë e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale, ka thënë se produkti në fjalë nuk është i regjistruar në AKPPM, gjegjësisht në Departamentin e Autorizimit për Marketing. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

“Merreni nga një çadër”, organizatori i protestës: Sonte, edhe nën shi – bashkë për UÇK-në

Organizatori i protestës “Jo në emrin tim” në Prishtinë, Çlirim Haziri, u ka bërë...

Te hënën seanca e Kuvendit

Seanca e kuvendiut të Kosovës do të mbahet të hënën. Pas mbledhjes së kryesisë...

Apeli shqyrton ankesat në rastin e ish-zyrtares së OSBE-së të dënuar për spiunazh

Në Gjykatën e Apelit po shqyrtohen ankesat e Prokurorisë dhe të mbrojtjes lidhur me...