Kosova në Kongresin Paneuropa të Vjenës: Jemi europianë të mirë, do ta shihni

PUBLIKUAR

Kosovarëve duhet tu ofrohet perspektiva europiane. Na jepni mundësinë, që ta shihni sa europianë të mirë jemi. Kështu deklaroi zëvendësministri i jashtëm i Kosovës, Valon Murtezaj, gjatë fjalës së tij në manifestimin e Kongresit Paneuropa në Vjenë.

 

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Valon Murtezaj, është përqendruar në ardhmen e Evropës dhe të Kosovës si pjesë e Evropës, në rrugëtimin e saj që po e ndjekë. Ai derisa ka mbajtur fjalim në manifestimin e Kongresit Paneuropa, në Vjenë, deklaroi se “Kosova është Evropë  dhe se Evropa është fati ynë i përbashkët”.

Myrtezaj ka shtuar se shtuar se Evropa duhet të ju ofrojë  qytetarëve të Kosovës mundësi për të qenë pjesë e saj.

“Kosovës dhe qytetarëve të saj, në veçanti të rejave dhe të rinjve të ju ofrohet perspektiva evropiane. Na jepni mundësinë dhe do të shihni që do të jemi evropianë të mirë”, është shprehur Murtezaj, derisa i ka siguruar të pranishmit për vizionin e palëkundur europian të Kosovës. /GazetaExpress/.

SHIKO MË SHUMË

Parandalohet futja e një thike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, ishte e destinuar për një të burgosur

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se është parandaluar futja e një thike në...

Kurti takohet me kryetarin e Parisit, flasin për banimin e përballueshëm dhe social

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas pjesëmarrjes në panelin “Making Peace Last: Rebuilding Societies...

Kurti për Gjykatën Speciale në Paris: Kur s’je i kënaqur me vendimin, bëj gjithçka që duhet për apelim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur për drejtësinë ndërkombëtare dhe Gjykatën Speciale gjatë...