Kosova ‘ndez’ alarmet e sigurisë

PUBLIKUAR

Sulmet e fundit në Bruksel kanë bërë që policia edhe në Kosovë të rrisë kapacitet e saj në mbarë territorin. Derisa ekspertët e sigurisë thonë se as Kosova nuk është imune, prijësit fetarë bëjnë thirrje në edukimin e drejtë të fëmijëve mbi këtë ideologji vrastare

Pas sulmeve terroriste në Bruksel, Evropa ka rritur me të madhe masat e sigurisë, nën kërcënim të vazhdueshëm të terrorizmit. Imune ndaj këtyre sulmeve, sipas ekspertëve, nuk është as Kosova.

As Policia e Kosovës nuk e ka mohuar faktin se sulme të tilla mund të ndodhin edhe në Kosovë. Ajo kanë ngritur në këmbë të gjitha kapacitetet e saj dhe ka shtuar forcat nëpër objektet e rëndësisë së veçantë, por edhe në vendet e ndjeshme si aeroporti apo pikat kufitare, shkruan ‘Zëri’.

Ndërkohë, sipas gazetarëve të cilët njohin mirë rrethanat e ekstremizmit dhe terrorizmit, një sulm terrorist në Kosovë nuk do të ishte fare i vështirë të realizohej, pasi që ndodhi në Bruksel edhe pse ka pasur paralajmërime të mëhershme në këtë drejtim.

Kurse krerët fetarë myslimanë kanë dënuar edhe një herë aktet e tmerrshme në Bruksel duke ftuar imamët e tjerë që të ngrenë zërin për të mirën e vendit dhe fesë së tyre.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i ka thënë gazetës “Zëri” se menjëherë pas sulmeve terroriste në Bruksel, edhe Kosova ka ngritur kapacitetet e saj nëpër objektet e rëndësisë së veçantë.

Sipas Kelanit, këto përgatitje janë bërë pasi as Kosova nuk është imune ndaj këtyre sulmeve.

SHIKO MË SHUMË

Protestat në kryeqytet, paralajmërohen vonesa në transportin urban

Për shkak të protestave të paralajmëruara për sot në kryeqytet, qytetarët janë njoftuar se...

Arrestohet një person në Skënderaj për krime lufte

Një person i dyshuar për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile” është arrestuar...

Protesta për ligjin e Speciales rikthehet sot në Prishtinë, shtohet prania e policisë te Qeveria e Kosovës

Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së do të rikthehen sot në protestë, duke...