“Kosova mund të na marrë Januzajn”

PUBLIKUAR

Njëjtë si Zvicra, edhe Belgjika ka nisur të frikësohet se mund ta humb njërin prej lojtarëve të së ardhmes, pas pranimit të Kosovës në UEFA e FIFA.

Në fakt, belgët frikësohen se Kosova do t’ua marrë Adnan Januzajn, pasi të pranohet nesër në Federatën Evropiane të Futbollit dhe pas 10 ditësh edhe në atë Botërore të Futbollit, raporton Zëri.

“Pas pranimit në UEFA, disa lojtarë mund të vendosin të luajnë për përfaqësuesen kosovare. Kjo nënkupton se këtë mund ta bëjë edhe Januzaj. Adnani e kishte zgjedhur Belgjikën mes shumë polemikash dy vjet më parë, por tash mund t’i jepet atij mundësia për të luajtur për Kosovën”, shkruan portalin belg “sport.be”.

Kujtojmë se zviceranët po raportojnë se si Januzaj, mund të largohen edhe Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe Valon Behrami.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...