Kosova, Memorandum Mirëkuptimi me FBI-në në fushën e Forenzikës

PUBLIKUAR

Gjatë qëndrimit në Washington, ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, Skender Hyseni, ka zhvilluar takime me Marie Richards, zëvendës koordinatore për çështje rajonale e multilaterale në Byronë e Kundër-Terrorizmit, Tom Yazdgerdi, drejtor për Ballkan në Departamentin e Shtetit, Mark Koumans, nga zyra për Marrëdhënie Ndërkombëtare e Departamentit të Homeland Security, si dhe kongresmenin, Eliot Engel.

Në të gjitha këto takime u trajtuan çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me sigurinë, posaçërisht çështjet e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit, krimit të organizuar dhe anëtarësimit të Kosovës në Interpol dhe organizata tjera ndërkombëtare të bashkëpunimit policor.

Pasdite, ministri Hyseni takon drejtorin e Byrosë Federale të Hetimeve (FBI) me ç’rast do të nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit në fushën e Forenzikës. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Pritje deri në një orë e gjysmë, kjo është gjendja në pikëkalimet kufitare

Tashmë në sezonin e verës me ardhjen e mërgimtarëve në pikëkalimet kufitare me Kosovës...

Përparim Rama: Krejt makineria propaganduese e VV-së në aksion kundër meje në ditën e Kuvendit të LDK, interesant

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shkruar para pak minutash në profilin e tij...

Ftesa e Abdixhikut për delegatët “zbulon” vendin ku do të mbahet Kuvendi i jashtëzakonshëm i LDK’së

Lidhja Demokratike e Kosovës do të vendosë sot nëse do ta shkarkojë Lumir Abdixhikun...