Kosova më vështirë me Vuçiqin

PUBLIKUAR

Rruga e Kosovës drejt BE-së dhe OKB-së do të jetë edhe më e vështirë me zgjedhjen e Aleksandar Vuçiqit në krye të shtetit serb. Ky i fundit gjatë mandatit të tij nuk pritet ta njohë Kosovën dhe duke u afruar me Rusinë do ta kushtëzojë Evropën si një “lojtar kyç” për stabilitetin në Ballkan, shkruan sot, gazeta Zeri.

Presidenti i zgjedhur i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk do t’i respektojë marrëveshjet e arritura me Kosovën. Madje, në bazë të lojës politike që pritet të luajë duke u afruar me Rusinë për ta kushtëzuar Evropën si një “lojtar kyç” për stabilitetin në Ballkan, ai do ta dëmtojë ndjeshëm edhe procesin integrues të Kosovës. Kështu kanë thënë për gazetën “Zëri” njohësit e çështjeve politike dhe të atyre ndërkombëtare një ditë pas konfirmimit të Aleksandar Vuçiqit si president i ri i Serbisë. Megjithatë, sipas tyre, ai do të mundohet që “ta shpërblejë” mbështetjen e perëndimorëve, duke u angazhuar për një traktat të paqes me Prishtinën. E kjo e fundit, sipas njohësve të proceseve politike në vend, aktualisht po duket të jetë shumë e largët.

 

Megjithëkëtë, lideri i Liberalëve të Kosovës, Gjergj Dedaj, i ka thënë gazetës “Zëri” se ekziston një arsye e rëndësishme pse Vuçiqi ka qenë i favorizuari i BE-së. Sipas tij, ata mund të flasin për të edhe për njohjen e Kosovës. Ndërkaq, të tjerët thonë se Vuçiqi do të neglizhojë Prishtinën dhe do t’i nisë bisedimet me Tiranën zyrtare për “riorganizim territorial të Ballkanit”…

SHIKO MË SHUMË

Kërkesë publike për Arben Vitinë, mes lotësh flet asamblistja e VV-së sqaron pse e bëri kërkesën

Asamblistja e VV-së në Rahovec, Vlora Vuqiterna mes emocionesh, ka rrëfyer arsyet që e...

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...