Kosova për ndeshjen me Kroacinë mund ta ketë në portë Adis Nurkovicin.
Trajneri i njohur Bylbyl Sokoli nuk e sheh si portier me vlera, ndërsa ish-portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Valmir Bytyqi, thotë se duhet të punohet më shumë me portier kosovar që të mos kemi nevojë për portieri nga jashtë. Të dy topin ia gjuajnë përzgjedhësit të Përfaqësueses, Albert Bunjaku.
30 vjeçari i lindur në Velika Kladusa të Bosnjës pritet të marr leje nga FIFA për të mbrojtur ngjyrat e Kosovës.
Ai është i martuar dhe gruaja e tij është nga Kosova, por ai në vendin tonë ka edhe nënën dhe njerkun e tij përmes të cilit FFK-ja e ka kontaktuar.
“Ishte një koincidencë e madhe. Jam martuar dhe gruaja ime është me origjinë nga Kosova. Ky vend është duke e formuar ekipin për kualifikimet e Kampionatit Botëror. Trajneri i Kosovës, Albert Bunjaki është duke e ndërtuar skuadrën dhe është në kërkim të portierëve. Ai i ka përcjellë disa nga ndeshjet e mia”, tregon portieri 30-vjeçar për agjencinë e lajmeve, “Anadolija”, transmeton Telegrafi.



