Kosova mbetet në listë të zezë në Zvicër, s’lehtësohen masat për kosovarët

PUBLIKUAR

Qeveria zvicrane ka lehtësuar masat anticovid më 2 shkurt 2022, shkruan IndeksOnline.

Me këtë rast, edhe kriteret për të hyrë në Zvicër ishin lehtësuar. Mirëpo, jo edhe për kosovarët.

Ambasada e Zvicrës në Kosovë ka njoftuar se Kosova mbetet në listën e vendeve me rrezik të lartë.

Në njoftim thuhet se kosovarët duhet të jenë të vaksinuar në plotëni.

“Pavarësisht vendimit të autoriteteve zvicerane për të lehtësuar kriteret për të hyrë në Zvicër, Kosova mbetet në listën e vendeve me rrezik të lartë.

Si të tilla, kërkesat e mëparshme për të hyrë në Zvicër përfshirë. vaksinimi i plotë, mbetet në fuqi deri në një njoftim të dytë.

Për informacion më të detajuar, ju lutemi kontrolloni aplikacionin e Administratorit të Udhëtimit”,thuhet në njoftim.

SHIKO MË SHUMË

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...

Operacion i madh policor në Prishtinë: Gjashtë persona në pranga, sekuestrohen mbi 300 mijë euro asete

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 14 nëntor 2026 ka realizuar një operacion...

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, për rastin e administrimit të drejtësisë

Të martën e 17 nëntorit, me fillim nga ora 10:00, do të mbahet seanca...