Kosova – Mali i Zi, caktohen gjyqtarët e takimit

PUBLIKUAR

UEFA i ka caktuar gjyqtarët që do ta ndajnë drejtësinë në ndeshjen ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, e cila do të zhvillohet të hënën e ardhshme. Artur Dias nga Portugalia do të jetë referi kryesor i kësaj ndeshjeje të rëndësihme për “Dardanët”

Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) i ka zbuluar sot emrat e gjyqtarëve që do ta ndajnë drejtësinë në ndeshjen e rëndësishme të Përfaqësueses së Kosovës ndaj Malit të Zi, shkruan Gazeta Express.

“Dardanët” do të luajnë me malazezët në duelin që do të zhvillohet të hënën duke filluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë duke filluar nga ora 20:45.

Me këtë rast, gjyqtari nga Portugalia, Artur Manuel Ribeiro Soares Dias do të jetë referi kryesor i takimit, derisa asistentë të tij do të jetë dyshja tjetër portugeze, Rui Licínio Barbosa Tavares dhe Paulo Alexandre dos Santos Soares.

Referi i katërt do të jetë Hugo Filipe Ferreira de Campos Moreira Miguel.

Kosova ka aktualisht 8 pikë në Grupin A dhe gjendet në pozitën e tretë, një pikë më pak se Republika Çeke, e cila është e dyta. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...