Kosova kthehet dhe ushtron sot në Prishtinë para ndeshjes me Anglinë

PUBLIKUAR

Përfaqësuesja e Kosovës do ta zhvillojë sot një seancë stërvitore pas rikthimit nga Republika Çeke. “Dardanët” do të stërvitin në stadiumin “Fadil Vokrri”, për t’u bërë gati për ndeshjen e së dielës me Anglinë

Përfaqësuesja e Kosovës pësoi humbje mbrëmë nga Republika Çeke me rezultat 0:1, në ndeshjen përcaktuese për kualifikim në Euro 2020, shkruan Gazeta Express.

Sidoqoftë, “Dardanët” e kanë marrë rrugën drejt atdheut, ndërsa sot do ta zhvillojnë një seancë stërvitore në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Në bazë të agjendës, stërvitja e Verdhekaltërve do të nisë në orën 18:00.

Ndërkaq, Kosova do të ushtrojë edhe nesër, ndërsa pasnesër do ta zhvillojë ndeshjen me Anglinë, e cila do ta mbyllë kampanjën kualifikuese të Euro 2020. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...