Kosova kryen stërvitjen e fundit para ndeshjes me Jordaninë

PUBLIKUAR

Kombëtarja e Kosovës e ka kryer stërvitjen e dytë dhe të fundit para miqësores me Jordaninë, që zhvillohet nesër mbrëma në orën 18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Edhe në stërvitjen e sotme përzgjedhësi Primozh Gliha u përqendrua në taktikën e lojës, teksa punoi veçmas në repartin e mbrojtjes dhe atë të mesfushës, raporton Gazeta Express.

Në këtë grumbullim mungon Elbasan Rashani për shkak të lëndimit, derisa Lirim Kastrati i Legias dhe Bersant Celina i Ipswichit janë liruar nga ky grumbullim me kërkesën e tyre.

Gliha ka thënë se pa marrë parasysh nëse bëhet fjalë për miqësore apo ndeshje zyrtare, ekipi duhet ta japë maksimumin e tij. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...