Kosova kampione e korrupsionit

PUBLIKUAR

Niveli i lartë i korrupsionit në prokurimin publik është shndërruar në “kancer” të buxhetit të shtetit. Brenda vitit dyshohet se shuma të mëdha parash të buxhetit përfundojnë në xhepa të zyrtarëve të korruptuar të prokurimit.

Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit i cili në tre vitet e fundit thuajse nuk ka ndryshuar fare, Kosovën e rendit në krye të listës së vendeve më të korruptuara në rajon. Në këtë drejtim vendi ynë qëndron më keq se Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Maqedonia dhe Mali i Zi.

Njohës të rrethanave ekonomike në vend thonë se niveli i korrupsionit në vend edhe më tutje vazhdon të jetë i njëjtë sikurseve viteve të kaluara, pavarësisht premtimeve të shumta institucionale për ta luftuar atë.

Artan Canhasi nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) thotë se aferat korruptive në fushën e prokurimi publik në Kosovë vazhdojnë të jenë ndër çështjet kryesore në diskursin e diskutimeve nëpër media, raporte dhe publikime të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare. /Zeri/

SHIKO MË SHUMË

Zjarri në rrugën “Fatime Sokoli” në Prishtinë, Policia jep detaje

Një zjarr ka shpërthyer sot në rrugën “Fatime Sokoli” në Prishtinë. Zëdhënësi i Policisë për...

Hamza konfirmon pjesëmarrjen në seancën konstituive: Presim që kjo të mos jetë një kalkulim

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka konfirmuar se deputetët e PDK-së...

Lajm i mirë, SHKKSH njofton se e kanë gjetur 80 vjeçarin nga Ferizaj që kishte humbur nga 17 gushti

Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim ka njoftuar se pas kërkimeve intensive në bashkëpunim...