Kosova i ka humbur mbi 24 mijë vende pune

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Hajnat e druve në Ferizaj sulmojnë policinë, arrestohen dhe u konfiskohen traktorët e motosharrat

Dy persona janë arrestuar mbrëmjen e djeshme në Dremjak të Ferizajt, meqë të njëjtit...

Rrahje në rrugën Haradin Bajrami në Lipjan, arrestohen katër të mitur

Policia Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë (të mitur)...

Punësimi sezonal i qytetarëve të Kosovës, në vendet perëndimore po i kushton Kosovës me humbje të fuqisë punëtore, raporton “zëri.info”.

Që nga tre mujori i tretë i vitit 2017, Kosova supozohet t’i ketë humbur plot 24 mijë e 100 vende pune, bazuar në statistikat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), të cilave iu referohet drejtori i Odës Ekonomike të Kosovës(OEK), Berat Rukiqi.

Kështu është deklaruar  gjatë prezantimit të Indikatorit të Matjes së Klimës së Bizneseve për tre mujorin e dytë të këtij viti.

“Që nga tre mujori i tretë i vitit 2017 e deri tash Kosova ka humbur 24 mijë e 100 vende të punës që e vërteton pritjen me matje të ASK-së. Janë supozime se një pjesë e njerëzve kanë marrë viza pune dhe vendet nuk janë zëvendësuar”, ka thënë Rukiqi teksa ka prezantuar të gjeturat dhe shqetësimet e bizneseve.

Oda Ekonomike e Kosovës, në konferencën e mbajtur përveç prezantimit të raportit për Indikatorin e Matjes së Klimës së Bizneseve për tre mujorin e dytë të këtij viti ka pasqyruar shqetësimet e bizneseve kosovare.

Referuar prezantimit për vjedhjet e grabitjet tek bizneset, drejtori i Odës Ekonomike te Kosovës (OEK), Berat Rukiqi ka paralajmëruar dërgimin e  një letre drejtorit të Policisë dhe Prokurorisë, për hetimin e rasteve të vjedhjeve dhe grabitjeve të cilat nga gushti e deri më tani janë shënuar 7 vjedhje të bankave, raporton Zëri.Info.

Ndërsa, në përgjithësi u alarmua për nivelin e ulët të kënaqshmërisë dhe pritjeve të bizneseve.

“Kemi ulje të nivelit te kënaqëshmërisë së bizneseve. Përkeqësim të gjendjes së bizneseve. Kemi pasur ngritje nga fundi i vitit kur është zgjedhur Qeveria”, ka përfunduar Rukiqi.

Si barriera u përmenden ekonomia jo formale,  e mungesa e mjeteve financiare. /ZËRI/

SHIKO MË SHUMË

Hajnat e druve në Ferizaj sulmojnë policinë, arrestohen dhe u konfiskohen traktorët e motosharrat

Dy persona janë arrestuar mbrëmjen e djeshme në Dremjak të Ferizajt, meqë të njëjtit...

Sot Kosova me diell, por vende-vende do të ketë edhe shi

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell por edhe me vranësira ku...

Në këto vende do të ketë sot ndërprerje të rrymës, shkak punimet në rrjet

KEDS ka njoftuar se sot do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të...