Kosova e turpëron Maltën në triumfin e parë si mysafire në Ligën e Kombeve

PUBLIKUAR

osova e ka turpëruar Maltën 5-0 në triumfin e saj të parë në udhëtim të shtunën, duke e bërë edhe një hap tjetër të rëndësishëm drejt promovimit në Ligën C dhe kalimit në gjysmëfinale të Ligës D në garën e re të UEFA, Ligën e Kombeve.

Kosova, që po vinte nga dy barazime në udhëtim dhe dy fitore në shtëpi në katër ndeshjet e parë në Grupin 3 të Ligës D, e regjistroi fitoren e parë në udhëtim në mënyrë fantastike duke e mundur Maltën 5-0 në “Ta ‘Qali”, raporton Gazeta Express.

Ekipi i Bernard Challandes ruan pozitën e parë në Grupin 3 me 11 pikë, dy më shumë se Azerbajxhani në pozitën e dytë, të cilën do ta presë të martën në “Fadil Vokrri” për ta përcaktuar fitues e këtij grupi.

Kosovës do t’i konvenonte edhe një barazim në atë ndeshje.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...