Kosova do të përfshihet në një raport të NATO-s

PUBLIKUAR

Kuvendi i Kosovës bën të ditur se një delegacion i kryesuar deputeti Driton Hyseni është duke qëndruar në ditën e dytë të punimeve të sesionit pranveror të Asamblesë së Parlamentare të NATO-s.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se delegacioni i Kosovës se kishin takime me delegacionin e Kanadasë, SHBA-së, Danimarkës, Gjermanisë, Sllovakisë, si dhe me delegacionet e Holandës e Finlandës.

“Temat e diskutimit përfshinin kërkim-mbështetjen e Kosovës në proceset e përfshirjes sa më të madhe të delegacionit te Kuvendit të Republikës se Kosovës në AP të NATO-s, si dhe ne institucionet e organizatat tjera ndërkombëtare”.

“Gjithashtu, në sesionin e Komisionit për Politikë, Driton Hyseni ngriti çështjen e përfshirjes në mënyrë specifike të Kosovës në raportin e  Audronius Azubalis  ‘E ardhmja e politikës së dyerve të hapura të NATO-s’, ku përfshihen vendet tjera të Ballkanit Perëndimor”.

“Pas diskutimit të kryetarit të delegacionit të Kuvendit të Kosovës, raportuesi e pranoi se do të bëjë përfshirjen e Kosovës në raportin e këtij viti”, thuhet në njoftim./Klankosova.tv

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...

Tentim vrasje në Deçan, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar për tentim vrasje në Deçan të enjten. Policia njoftoi se të...