“Kosova do të bëhet si Kroacia”, ekonomisti kosovar thotë se Kurti u këshillua gabim

PUBLIKUAR

Ekonomisti Erton Begu ka komentuar deklaratën e kryeministrit Albin Kurti i cili tha se me këtë rritje ekonomike, Kosova do t’i afrohet Kroacisë.

Bega në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se kryeministri Kurti nuk është ekonomist dhe për këtë është këshilluar në mënyrë të gabuar.

“Ajo që përmendi kryeministri krahasimin me rritjen tonë ekonomike, për 10 vjet me rritje dyshifrore 10 përqind mund të arrijmë Kroacinë, më vjen keq që është i këshilluar në mënyrë të gabume, pasi kryeministri nuk është ekonomist”, tha Begu.

Ai shtoi se Kosova për ta zënë Kroacinë duhen të jenë disa parakushte tjera.

“Që ta zëmë Kroacinë duhet të kemi parakushte të tjera. Nëse ne rritemi për 10 vjet, 10 përqind, Kroacia duhet të ketë regres, rënie ekonomike cdo vit për 2 për qind për 10 vite me rend, që të barazohet ajo që njihet dmth brutoprodukti vendor për kokë banori. Kështu që e shoh si një llapsuz”, potencoi Begu.

Megjithkëtë, ai thekson se ka rritje ekonomike këtë vit.

“Ka rritje ekonomike reale në këtë vit. Të gjitha indikacionet janë që po shkojnë rritjet deri në atë drejtim”.

 

 

 

SHIKO MË SHUMË

Hoti: Qeveria nuk mori masa kundër shtrenjtimit, bizneset me fatura trefish më të larta të energjisë

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, kritikon Qeverinë për mungesë të masave...

Zhduket një vajzë në Prizren

Një vajzë është zhdukur në Prizren, ka njoftuar Policia e Kosovës. Ngjarjen e raportoi në...

Jakup Krasniqi përfundon sot vizitën në Kosovë – në ora 15:00 niset për në Hagë

Ish-kryekuvendari, Jakup Krasniqi, pritet të largohet nga Kosova, të shtunën pas vizitës katërditore për...