Kosova dhe Kroacia thellojnë bashkëpunimin

PUBLIKUAR

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga priti sot në takim ambasadoren e re të Republikës së Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanović, e cila i dorëzoi letrat kredenciale.

Presidentja Jahjaga shprehu mirënjohjen për mbështetjen e pakursyer që institucionet dhe qytetarët e Republikës së Kroacisë i kanë ofruar qytetarëve dhe institucioneve Kosovës, në të gjitha proceset nëpër të cilat ka kaluar vendi.

Presidentja Jahjaga theksoi rëndësinë e thellimit bashkëpunimit dhe të marrëdhënieve midis dy vendeve, në çdo fushë me interes dypalësh, me theks në atë ekonomike.

Ambasadorja e Republikës së Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanović shprehu gatishmërinë e qeverisë kroate për të vazhduar mbështetjen e fuqishme për Kosovën, sidomos në procesin e konsolidimit dhe anëtarësimit në institucionet ndërkombëtare dhe në proceset drejt integrimit në Bashkimin Evropian. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

“Merreni nga një çadër”, organizatori i protestës: Sonte, edhe nën shi – bashkë për UÇK-në

Organizatori i protestës “Jo në emrin tim” në Prishtinë, Çlirim Haziri, u ka bërë...

Te hënën seanca e Kuvendit

Seanca e kuvendiut të Kosovës do të mbahet të hënën. Pas mbledhjes së kryesisë...

Apeli shqyrton ankesat në rastin e ish-zyrtares së OSBE-së të dënuar për spiunazh

Në Gjykatën e Apelit po shqyrtohen ankesat e Prokurorisë dhe të mbrojtjes lidhur me...