Kosova dhe Izraeli nënshkruajnë tre memorandume mirëkuptimi për këto fusha

PUBLIKUAR

Kosova dhe Izraeli kanë nënshkruar sot tre memorandume mirëkuptimi në mes të dy vendeve.

Nëshkrimi i tyre u bë nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Donika Gërvalla dhe ministri i Jashtëm i Izraelit, Yair Lapid.

 

MPJD përmes një postimi në Twitter ka njoftuar se këto memorandume janë nënshkruar për bashkëpunim në arsim, shkencë e kulturë.

Memorandumi tjetër përmban një deklaratë të përbashkët për bashkëpunim në shumë fusha si dhe bashkëprodhimi e filmave, dhe shumë të tjera që do të vijnë.

“Izraeli ka një vend të veçantë në zemrat e popullit tonë. Ne përcollëm vlerësimin tonë më të thellë për përpjekjet e tyre për të promovuar Kosovën”, citohet të ketë thënë Gërvalla.

Ministrja sot ka vizituar edhe Qendrën Përkujtimore Botërore të Holokaustit, Yas Vashem. Aty ajo u njoh me historinë e Holokaustit përmes Muzeut Historik, ku vendosi një kurorë me lule në sallën përkujtimore si dhe mbajti një fjalim në memorialin e fëmijëve. /Telegrafi/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Haradinaj për vizitën e Listës Studentore në Kosovë: Mos lejoni me u përsëritë

Deputeti i Aleancës Ramush Haradinaj, në seancën e sotme është deklaruar lidhur me vizitën...

Haxhiu: Ligji për Specialen nuk është në rend dite, vendosin deputetët nëse ka kërkesa

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se Ligji për Dhomat e...

Arrestohet një shtetas turk në Prishtinë, dyshohet se keqpërdori kartelat bankare të të huajve për blerje online

Një shtetas i Turqisë është arrestuar të mërkurën në Prishtinë, nën dyshimin se ka...