Korrupsioni vonon liberalizimin e vizave

PUBLIKUAR

Pritja e qytetarëve të Kosovës për të lëvizur pa viza në shtetet e zonës Schengen gjatë vitit 2016, janë vështirë të realizueshme pavarësisht premtimeve të mëdha të zyrtarëve qeveritarë.

Krimi i organizuar, korrupsioni në nivelin e lartë, mungesa e stabilitetit politik dhe reforma administrative, mbesin pengesat kryesore që mund të ndikojnë në shtyrjen e vizave edhe për një periudhë. Kështu të paktën vlerësojnë ekspertët e integrimit dhe ligjvënësit opozitarë, shkruan ‘Zëri’.

Por, është ministri i Integrimeve, Bekim Çollaku, i cili mbetet optimist se vlerësimi i Bashkimit Evropian sivjet do të jetë pozitiv për liberalizimin e vizave. Ai thotë se Kosova i ka plotësuar kriteret për vizat dhe do të marrë rekomandimin legjislativ nga Komisioni Evropian për Këshillin dhe Parlamentin Evropian, që Kosova të futet në zonën Schengen.

“Unë me përgjegjësinë më të lartë e konfirmoj se Kosova i ka plotësuar kriteret teknike siç janë përshkruar në udhërrëfyesin për liberalizim të vizave dhe sipas rekomandimeve në dy raportet e mëparshme të Komisionit Evropian. Tani është koha që procesi të ecë përpara.

Disa nga kushtet janë më të përgjithshme, siç është rasti me luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, dhe se nuk ka një njësi matëse se kur është mjaftueshëm e zbatuar”, ka deklaruar Çollaku duke thënë se këto çështje kërkojnë angazhim të vazhdueshëm, dhe se janë në duar të institucioneve të pavarura. /Zëri/

 

SHIKO MË SHUMË

Peticioni me 14,140 nënshkrime për heqjen e “Urosevac” nga Ferizaj dorëzohet të hënën në Kuvend

Peticioni “Për një Ferizaj pa ‘Urosevac’”, i mbështetur nga 14,140 qytetarë të Ferizajt, do...

Gërvalla sot del në konferencë për media

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, sot do të mbajë një konferencë për media nga...

Mot i vranët

Gjatë ditës së sotme pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta....