Korrupsioni nuk luftohet me të korruptuarit

PUBLIKUAR

Hetimet për korrupsion në Kosovë nuk kanë rezultuar me dënime përfundimtare. Kështu thuhet në Raportin e sivjetmë të Progresit të Komisionit Evropian, ku potencohet se politika ka ndikim në gjyqësor në luftën kundër korrupsionit.

“Kosova nuk ka krijuar ende një regjistër të hetimeve, ndjekjeve penale dhe dënimeve në rastet e korrupsionit. Në vitin 2014, Agjencia Kundër Korrupsionit ka kryer procedurat administrative në një total prej 304 raste, prej të cilave 56 janë të bartura nga 16 vitet e kaluara dhe 248 ishin të reja. Hetimet e rralla të korrupsionit të nivelit të lartë deri më tani nuk kanë rezultuar me dënime përfundimtare”, thuhet mes tjerash në Raportin e Progresit, në pjesën ku flitet për luftën kundër korrupsionit.

Po ashtu, sipas këtij Raporti, ekspertiza e Kosovës në trajtimin e hetimeve komplekse financiare dhe për konfiskimin e pasurive kriminale në mënyrë efektive është ende e kufizuar.

“Ndikimi politik në zbatimin e ligjit dhe organeve gjyqësore vazhdon. Autoritetet politike duhet të sigurojnë që organet e zbatimit të ligjit janë të autorizuar plotësisht për të vepruar në mënyrë efektive dhe të paanshme kur hetohen për korrupsion”, thuhet n♪ raport./Zeri/

SHIKO MË SHUMË

Operacion antidrogë në Prishtinë dhe Lipjan, sekuestrohen mbi 160 gramë kokainë

Policia e Kosovës ka realizuar më 25 shtator 2026 operacionin antidrogë të koduar “Grupi”,...

Përleshja në Veternik, 8 persona janë dërguar në mbajtje – ja çka gjeti policia në vendngjarje

Një përleshje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së...

Gërvalla thotë se s’pranon të komentojë vendimin e Hagës pa e parë aktgjykimin e plotë, tregon sa para janë shpenzuar për mbrojtje

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, në një konferencë për media ka thënë e s’mund...