Korrupsioni i madh, aty ku ka më shumë buxhet (Video)

PUBLIKUAR

Korrupsioni më i madh në Kosovë ekziston te institucionet që kanë më shumë buxhet. Kjo ndodh të tenderët dhe shpenzimi i parasë publike. Kështu ka deklaruar në emisionin “Euro Tribuna”, drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsion, Hasan Preteni.

Ai ka thënë se ka pak institucione në vend të cilat nuk janë atakuar për vepra penale qoftë të mëdha apo të vogla.

Preteni, ka folur edhe për letrën dërguar kryeministrit të vendit, Isa Mustafa për emërimin e anëtarëve të bordeve në Ndërmarrje Publike duke thënë se në këtë rast nuk është respektuar ligji. Ai ka thënë se ligji e përcakton se secili zyrtarë që emërohet në këto poste duhet të bëj deklarimin nën betim.

E, sa i përket kallëzimeve penale që janë dërguar në prokurori nga kjo agjenci për institucionet e vendit për korrupsion, ai tha se gjithsej janë 19 të tilla.

Sipas tij, këto kallëzime ngriten tek pasi agjencia gjen bazën në kodin penal.

SHIKO MË SHUMË

Hamza: Kuvendi e ka kryer punën e vet me votimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka deklaruar se Kuvendi i Kosovës e ka përmbushur...

“Kena shumë punë përpara”, Kurti pas ceremonisë: Kemi Presidente të re, lajmi më i gëzuar

Kryeministri Albin Kurti ka folur pas ceremonisë së inaugurimit të Presidentes së re, Justina...

Sulmi ndaj ekipit të Klan Kosovës, deklarohet Prokuroria: Një person është arrestuar, 3 ndodhen në arrati

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar se është arrestuar një person lidhur me rastin...