Koreja e Veriut e gatshme për provë të re bërthamore

PUBLIKUAR

Zyrtarë të Koresë së Jugut thanë se Koreja e Veriut është e gatshme të kryejë provë tjetër bërthamore.

Veriu ka kryer testin e pestë bërthamor të premten, që njëherësh konsiderohet edhe më i madhi.

Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes jugkoreane tha se Phenjani ka një tunel të papërdorur që mund të përdoret për shpërthimin e gjashtë, në çdo kohë.

Provat e tilla janë të ndaluara nga Kombet e Bashkuara, transmeton Rel.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka rënë dakord që të nisë hartimin e sanksioneve të reja kundër Koresë së Veriut.

SHBA veçmas ka paralajmëruar “pasoja serioze” për Veriun.

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës ia konfiskon armën me leje një personi në Shtime pasi shtiu me të gjatë një ahengu familjar

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi me datën 07.11.2026, i dyshuari,...

Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale

Aleanca, partia që tashmë e drejton nga Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës...

Presidenti i Malit të Zi i dërgon letër urimi presidentes Shiroka Pula

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga presidenti i...