Korab Sejdiu konfirmon : Nuk garoj për deputet këto zgjedhje

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Lipjanasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, konfisohet një armë me leje

Policia Kosovës ka njoftuar përseri se ankuesja femër kosovare, ka raportuar se bashkëshorti i...

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Korab Sejdiu ka konfirmuar për Gazetën Express se nuk do të garojë në asnjë listë për deputet në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit, shkruan Gazeta Express.

Sejdiu i cili ishte pjesë e AKR-së, u shkëput nga grupi parlamentar për të vazhduar si i pavarur në grupin parlamentar të LDK-së në legjislaturën e gjashtë.

Ai në një prononcim për Gazetën Express ka thënë se për arsye personale nuk do ti futet garës për deputet.

“Nuk do të kandidoj për deputet në asnjë listë zgjedhore, për arsye personale, sepse nuk do të mund t’i përkushtohem punës së deputetit 100 për qind”, ka thënë Sejdiu.

Sejdiu ka thënë se ka pasur oferta nga LDK-ja dhe Vetëvendosje për të qenë në listën e tyre për deputetë por që ka vendosur të mos kandidojë.

“Kam pasur ofertë nga LDK-ja dhe Vetëvendosje, i vlerësoj shumë të dy ftesat nga të dy partitë. Por kam vendosur që të mos i futem garës për deputet në këto zgjedhje”, është shprehur Sejdiu./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Tre të plagosur me armë zjarri, njëri me thikë: Krejt çka ndodhi mbrëmë në Lupç, pas një mosmarrëveshje mes disa familjarëve

Katër persona kanë mbetur të plagosur të mërkurën në orët e pasdites në Lupç...

Moti sot: Diell, shi dhe shkarkime rrufesh

Të enjten, parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell,...