Kontratë rekorde mes Adidasit dhe Gjermanisë

PUBLIKUAR

“Adidasi” është pajtuar të vazhdojë marrëveshjen e sponsorizimit me kampionen e botës në futboll, Gjermaninë, deri në vitin 2022, duke paguar 50 milionë euro në vit për të tejkaluar Francën si përfaqësuesen me kontratën më luksoze për veshje sportive.

Një betejë mes “Adidasit” dhe “Nikes” për dominimin në tregun botëror për pajisje sportive ka bërë që klubet dhe përfaqësueset elitare të përfitojnë miliona euro, përcjell Koha Ditore shkrimin e Reuters.

Shefi ekzekutiv i “Adidasit”, Herbert Haiber, ka konfirmuar se kompania do të paguajë 50 milionë euro në vit, dyfish më tepër se që paguante me kontratën e kaluar.

Me këtë është kaluar kontrata prej 43 milionë eurosh në vit sa paguan “Nike” për Francën, nikoqiren e Kampionatit Evropian ‘Francë 2016’. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...