Kontrata e re e Icardit me Interin e gatshme, kaq do të jetë klauzola e tij

PUBLIKUAR

Interi do të takohet me superyllin argjentinas, Mauro Icardin, gjatë muajit janar për të biseduar rreth zgjatjes së kontratës deri në vitin 2023.

Mediat italiane raportojnë se në kontratën e re, Mauro Icardi do ta ketë një klauzolë lirimi në vlerë prej 130 milionë euro, transmeton Express.

Tetorin e vitit ta kaluar, kapiteni i “Zikaltërve” nënshkroi kontratë që e mban atë në klub deri në vitin 2021.

Megjithatë, në atë kontratë ekziston një klauzolë lirim prej 110 milionë euro, e cila konsiderohet e ulet në tregun aktual të transferimeve, veçanërisht duke ditur interesimin e Real Madridit për lojtarin.

Gazzetta dello Sport raporton se takimi është caktuar për fund të janarit për përmirësimin e kontratës së Icardit.

Paga e lojtarit do të rritet në 7 milionë euro në vit nga 4.5 milionë sa fiton momentalisht, me gjatje të kontratës për edhe dy vite.

/Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...