Kontrabandë në Morinë, arrestohet doganieri dhe një shtetas nga Kosova

PUBLIKUAR

Një doganier, i identifikuar si Saimir Thaçi, 30 vjeç, është prangosur mëngjesin e sotëm në doganën e Morinës në Kukës, pasi akuzohet për kontrabandë. Së bashku me të, për të njëjtën akuzë, është arrestuar edhe një shtetas nga Kosova, Afrim Sopaj, 33 vjeç.

Mësohet se gjatë kohës që ushtronte detyrën Thaçi nuk ka kryer veprimet doganore ndaj mjetit tip” Golf 4”, me targa 04-583FE, me drejtues Afrim Sopaj, i cili transportonte mallra kontrabandë.

Uniformat blu gjetën dhe sekuestruan në makinën e shtetasit kosovar nga Suareka këpucë, të cilat kalonin kontrabandë. Dosja për dy shtetasit në fjalë i ka kaluar Prokurorisë së Kukësit, për akuzën e “Kontrabandës nga punonjësit që lidhen me veprimtarinë e doganave” dhe “Kontrabanda me mallra të tjera”./Gazeta Shekulli/

SHIKO MË SHUMË

Vjosa Osmani i kërkon presidentes ta kthejë fotografinë e Ibrahim Rugovës

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tash deputete e LDK-së, ka reaguar lidhur me zhvendosjen...

Arrestohet në rajonin e Gjilanit një shtetas gjerman, policia ia gjen 43 armë të gjata automatike në veturë

Një shtetas gjerman është arrestuar sot në rajonin e Gjilanit nën dyshimin për përfshirje...

500 euro gjobë, pikë negative, konfiskim veture e ndalim vozitje- Policia ndëshkon tre shoferë në Ferizaj

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Ferizaj janë ndëshkuar tre persona për kundërvajtje...