Kontrabandë me mallra në Leposaviq, kamioni i ngarkuar me rreth 4 tonë mish pule bie në prrua, ik shoferi

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka njoftuar lidhur me një rast të kontrabandimit me mallra në Komunën e Leposaviqit.

Përmes raporitt 24 orësh, Policia ka bërë me dije se një kamion me targa të Serbisë, i ngarkuar me rreth 4 tonë mish pule, ka devijuar rrugën dhe ka hyrë në një prrua. I dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes, raporton Express.

“Leposaviç 11.04.2024-19:40. Raportohet se një kamion me targa te shtetit serb me drejtues NN ka devijuar rrugën dhe ka hyrë në një prrua. Në kamion kishte të ngarkuara rreth 4 tonë mish të bardhë, kurse personi i dyshimtë eshte larguar në drejtim të pa njohur. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti cilësohet si me lart. Njesitet policore relevante ne bashkepunim me Doganen e Kosoves, jane duke u marrur me rastin”, thuhet në raport.

SHIKO MË SHUMË

Votohet në parim Byroja për Konfiskimin e Pasurisë

Kuvendi i Kosovës ka kaluar shqyrtimin në parim të projektligjit për Byronë Shtetërore për...

Deputetët e PDK-së lëshojnë seancën plenare

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) e kanë lëshuar seancën plenare të Kuvendit...

Kurti ende në seancë, takimi me Hamzën s’ka nisur

Edhe pse u raportua se takimi mes kryetarit të VV-së, Albin Kurtit, dhe atij...