Gjiganti spanjoll Barcelona e kishte kontaktuar drejtpërdrejt mesfushorin e Manchester Unitedit, Paul Pogban.
Mundo Deportivo raporton se gjatë kësaj vere drejtuesit e Barçës kishin biseduar drejtpërdrejt me mesfushorin francez, transmeton Express.
Klubi katalonas donte patjetër transferimin e Pogbas, dhe ende shpreson se nja marrëveshje me Unitedin mund të arrihet në janar.
Ndërkohë, Pogba më parë ka theksuar se do t’i pëlqente të luajë me Lionel Messin, dhe mësohet se ai dëshiron t’i bashkohet vetëm Barcelonës ose ish-klubit të tij, Juventusit. /Express/


