Konkurs për punimin më të mirë për nxënësit e shkollave në komunën e Lipjanit

PUBLIKUAR

Organizata Joqeveritare YAHR në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane në Prishtinë dhe në kuadër të projektit “Empowering Women and Young Against Corruption”:
Shpallë konkurs në hartimin e posterit ,grafikut apo vizatimit më të mirë me motive të luftimit të korrupsionit në shoqëri.
Kriteret e pjesëmarrjes:
– Të jenë nxënës të shkollave të mesme të ultë apo të larta të Komunës së Lipjanit dhe të Deçanit,
– Vizatimet, grafiket apo posteret të jenë origjinal dhe të mos jenë kopjimi i ndonjë materiale në internet,
– Punimet duhet të jenë me motive të luftimit të korrupsionit në shoqërinë tonë.
– Punimet mund të jenë te punuar me dorë të lirë apo me kompjuter.
Çmimet: Organizata YAHR do ti ndajë tri çmime:
– Çmimi i parë do të jetë në vlerë 100 dollarë,
– Çmimi i dytë do të jetë 50 dollarë dhe
– Çmimi i tretë do të jetë 40 dollarë
Afat i dorëzimit të punimeve:
– Afati i dorëzimit të punimeve është deri me 15 shtator 2015,
– Punimet mund të dorëzohen në zyret e organizatës YAHR në Lipjan ose nëpër mes emalit: [email protected]

SHIKO MË SHUMË

Vjedhje e rëndë në Janjevë

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur...

Aksion në Lipjan, ndaj keqbërësve të pyjeve publike

Agjencia Pyjore e Kosovës (APK), përkatësisht Departamenti Regjional i Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë...

Lipjan: Ushtron dhunë fizike ndaj një femre, e dyshuara shoqërohet në stacionin policior

Raportohet se një femër në Lipjan ushtroi dhunë fizike ndaj një femre tjetër, si...