Kuvendi ka njoftuar se ambasadori Davenport është pritur në takim nga Konjufca.
“Në takim, ndër të tjera, u diskutua për punën e legjislativit dhe u shkëmbyen pikëpamje edhe në lidhje me procesin e reformës zgjedhore. Kryetari Konjufca pasi e falënderoi ambasadorin Davenport për mbështetjen e deritashme të Kuvendit nga ana e Misionit të OSBE-së, theksoi se një ndër prioritetet kryesore të kësaj legjislature është reformimi i sistemit zgjedhor dhe shprehu përkushtimin për intensifikimin e bashkëpunimit të ndërsjellë”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.