Konjufca me shefin e OSBE-së në Kosovë diskutojnë për procesin e reformës zgjedhore

PUBLIKUAR

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar nga këshilltarët, priti sot në takim Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Michael Davenport.

Në takim, Konjufca dhe ambasadori Davenport diskutuan për punën e Kuvendit dhe bashkëpunimin me OSBE-në, me fokus të veçantë procesin e reformës zgjedhore.

Konjufca pasi vlerësoi kontributin e ambasadorit Davenport dhe shprehu përkushtimin për intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet Kuvendit të Kosovës dhe Misionit të OSBE-së, bazuar në nevojat dhe përvojën e deritashme, theksoi se kjo legjislaturë e ka ndër prioritetet kryesore reformimin e sistemit zgjedhor, thuhet në komunikatë.

Ambasadori Davenport e konsideroi bashkëpunimin e deritashëm si tejet të frytshëm, ndërsa konfirmoi vazhdimin e mbështetetjen e legjislativit edhe në të ardhmen.

SHIKO MË SHUMË

“Zgjedhje të reja”, Dërguti: Vetëvendosje ka nisur fushatën zgjedhore (VIDEO)

Opininistja Aida Dërguti ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje tashmë ka nisur fushatën zgjedhore, duke...

Tollovia në Onkologji, QKUK del me reagim

Radhë të gjata të pacientëve u panë sot në Kliniken e Onkologjisë. Gjatë ditës së...

I riu kosovar vdes tragjikisht në aksident në Gjermani

Një i ri kosovar ka humbur jetën tragjikisht në një aksident në Gjermani, ditën...