Konjufca i uron besimtarët për Ramazanin: Muaj të mbarë, plot me dritë dhe paqe në shpirt

PUBLIKUAR

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e muajit të Ramazanit.

Konjufca tha se kjo është koha kur “besimtarët e vlerësojnë familjen dhe miqtë e tyre dhe ndajnë gjëra me të tjerët”.

Ai ua uroi besimtarëve myslimanë “një muaj të mbarë, plot me dritë dhe paqe në shpirt”.

Postimi i Konjufcës në Facebook, në orën 1:33 pas mesnate:

Të nderuar besimtarë myslimanë.
Sot është dita e parë e muajit të bekuar të Ramazanit.

Në traditën islame, Ramazani është një kohë e përkushtimit të shtuar ndaj devotshmërisë dhe pastrimit, duke përfshirë dhënien bamirëse, shërbimin vullnetar dhe sakrificat personale kundrejt rehative materiale. Këto respektime çojnë në përmbushje shpirtërore dhe një ndjenjë rinovimi.

Është gjithashtu edhe një kohë kur besimtarët e vlerësojnë familjen dhe miqtë e tyre dhe ndajnë gjëra me të tjerët.

Duke shpresuar më të mirat nga ajo që ofron muaji i Ramazanit, ju uroj një muaj të mbarë, plot me dritë dhe paqe në shpirt!

SHIKO MË SHUMË

Nagavci: Arlinda paralajmëroi se mund t’i merrej jeta, institucionet të japin përgjigje konkrete

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka kërkuar përgjegjësi dhe llogaridhënie...

Nikçi: Viktima insistoi mbrëmë që të kthehet në shtëpi, u godit me të hyrë në shtëpi

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, bën të ditur se, janë iniciuar...

Ismaili kërkon hetim për vrasjen e Arlindës: Ia braktisëm shpresën e fundit si shtet

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Uran Ismaili, ka kërkuar hetim të plotë...