Konjufca: Çka po ndodhë me arsimin e Lipjanit?

PUBLIKUAR

Ish-kryetari i LVV-së në Lipjan, Rabit Konjufca përmes një postimi në llogarinë e tij në facebook ka pyetur se çfarë po ndodhë me arsimin e Lipjanit.

Sipas Konjufcës, pa dyshim, që sistemi i arsimit në Lipjan është në gjendje të rëndë e të pashpresë, e që rrugëdaljen asnjëherë nuk do ta gjejë më LDK-në e PDK-në në qeverisje.

Postimi i plotë nga Rabit Konjufca…

Çka po ndodhë me arsimin e Lipjanit?

Gjendja e arsimit në Lipjan, me punësime militantësh e familjarësh, klasë të mbingarkuara me nxënës, keqpërdorim të nxënësve për të paguar sigurimin e shkollës e mbikëqyrje joefikase të procesit mësimor, vërtetë ka shkuar së degraduari gjatë qeverisjes së LDK-së, duke e ndjekur besnikërisht shkatërrimin që i kishte bërë PDK-ja në mandatin e kaluar. Por, që vjen puna deri në këtë pikë, sa që për këtë katandisje të arsimit në Lipjan të reagoj edhe PDK-ja, e cila edhe po ta vendoste si pikësynim shkatërrimin e tërësishëm të arsimit, nuk do të arrinte të bënte atë që në fakt ka bërë gjatë qeverisjes së kaluar.
Pa dyshim, që sistemi i arsimit në Lipjan është në gjendje të rëndë e të pashpresë, e që rrugëdaljen asnjëherë nuk do ta gjejë më LDK-në e PDK-në në qeverisje, të cilët sa herë që flitet e mendohet procesi i arsimit, vetëm punësimet e pamerituara e përfitimet e paligjshme ju përfytyrohen. Vetëm me politika të ndershme, të paanshme e të drejta, sikurse ato në qeverisjen e vetëvendosjes në Prishtinë, arsimi, si çdo tjetër edhe në Lipjan mund të përmirësohet.
Qytetarët e Lipjanit i kanë të freskëta veprimet e politikat rrënuese të PDK-së, ato po mbahen gjallë edhe nga vetë LDK-ja, por, qytetarët të vetëdijshëm si asnjëherë më parë, ndëshkimin e merituar që i dhanë PDK-së do t’ia japin gjithsesi edhe LDK-së! (sic) shkruan konjufca. /LipjaniNews.com/

SHIKO MË SHUMË

Sekuestrohen 64 fishekë me gaz në Hallaq të Vogël

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se afër oborrit të...

Komuna e Lipjanit dhe Stacioni Policor organizojnë takim informues

Në kuadër të takimeve të rregullta për policimin në bashkësi, sot u mbajt takimi...

Arrestohet një person i dyshuar për zjarrvënie në Lipjan

  Prishtinë, 06 korrik 2026 – Hetuesit e Stacionit Policor në Lipjan kanë arrestuar një...