Kongresi voton mbështetjen amerikane për Kosovën në fushën ushtarake

PUBLIKUAR

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë ta përkrahin Kosovën në të gjitha drejtimet. Jo vetëm në fushën politike, por edhe në atë ushtarake SHBA-të po vazhdojnë të jenë krah Kosovës.

Përveç ndihmës në ngritjen e kapaciteteve të FSK-së nga ana e ushtrisë amerikane në Ohio, mbështetja e fundit vjen nga Kongresi Amerikan.

Njoftimi i fundit për mbështetje të shtetit amerikan për Kosovën vjen nga Ambasadorja e Kosovës në Washington, Vlora Çitaku, transmeton lajmi.net.

“Në kuadër të Defense Authorization Act (Autorizimit të Aktit të Mbrojtjes), Kongresi Amerikan, mbrëmë me unanimitet votoi amendamentin ku i bëhet thirrje Administratës Amerikane që të përgatisë Kosovën për Partneritet për Paqe me NATO-n”, ka shkruar Çitaku në llogarinë e saj në facebook.

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu nënshkruan Ligjin për Specialen dhe ia përcjell Presidentes për dekretim

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka nënshkruar Ligjin për ndryshimin e Ligjit...

Kurti: Mbështetja financiare për ish-krerët e UÇK-së do të përfshihet në buxhetin e vitit 2027

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se mbështetja financiare për katër ish-krerët e...

Kuvendi nis seancën plenare, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Ka nisur seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, e paraparë të mbahet sot nga...