Konfrontim i nxehtë mes presidentit të Lazios dhe Muriqit me shokë

PUBLIKUAR

Presidenti i Lazios Claudio Lotito e kishte një konfrontim të nxehtë me tërë skuadrën e tij gjatë dënimit të tyre me stërvitje shtesë.

Lotito e ngujoi skuadrën në qendrën stërvitore Formello, duke mos i lejuar lojtarët të shkonin në shtëpi apo te familjet në pushimin mes ushtrimeve, pas humbjes 4:1 kundër Hellas Veronës të dielën pasdite, raporton Gazeta Express.

Nuk është e qartë se sa do të zgjatë dënimi i tyre, por qëllimi i presidenti është ta ndihmojë ekipin të përgatitet më mirë dhe të përqendrohet vetëm në futboll dhe në takimin e mesjavës kundër Fiorentinës.

Sipas Lazioneës.eu, Lotito ishte i pranishëm në qendrën stërvitore dhe drekoi me lojtarët pas ushtrimeve të mëngjesit.

Drejtori sportiv Igli Tare dhe trajneri Maurizio Sarri ishin të pranishëm, gjithashtu.

Thuhet se Lotito e kishte një konfrontim të nxehtë me lojtarët, në të cilin ai i urdhëroi ata t’i përmirësonin paraqitjet e tyre në fushë.

Lazio ka treguar formë tejet të lëkundshme këtë sezon, duke i mundur Romën dhe Interin, për të humbur pastaj ndaj ekipeve të vogla si Bologna dhe Verona.

Vedat Muriqi i ka bërë gjashtë paraqitje për Lazion në Serie A këtë sezon, pothuajse të gjitha si zëvendësues në minutat e fundit, dhe ende nuk e ka gjetur golin.

Hera e vetme kur ai ka qenë titullar deri tani këtë sezon ishte në humbjen 3:0 kundër Bolognës, pasi mungoi Ciro Immobile.  /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ish-lojtari i Kosovës U21 ftohet nga Suedia për Botëror

Trajneri i kombëtares së Suedisë, Graham Potter, ka publikuar listën e lojtarëve për Kupën...

Trimat Dardanë do të marrin sot rrugën drejt Bratisllavës, nesër i pret sfida jetike me Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po i vazhdon përgatitjet për përballjen e nesërme me Sllovakinë, e...

“Ka kualitet”, Franco Foda për Zhegrovën: Është lojtar i rëndësishëm!

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda u paraqit në konferencë për media para...