Konfiskohen rreth 250 kilogramë drogë, arrestohen 5 persona (Foto)

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës kanë realizuar një operacion policor që ka të bëjë me konfiskimin e një sasie të konsiderueshme të substancës narkotike marihuanë dhe arrestimin e disa personave të dyshuar të një grupi kriminal që ka bashkëvepruar në Kosovë por edhe jashtë saj.

Drejtori i Doganës së Kosovës për pikën kufitare të Gjilanit, Agron Sadiku ka thënë se pas pranimit të një informate lidhur me një ngarkesë që ka qenë e dyshimt Dogana e Kosovës ka ndërmarr të gjitha veprimet dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ngarkesa është kontrolluar dhe është gjetur sasi e konsiderueshme e lëndës narkotike.

Ndërkaq drejtori i Drejtorisë së Trafikimit kundër narkotikëve Bahri Shala, theksoi se operacioni është realizuar me datë 16 dhjetor të këtij viti pas informacioneve fillestare.

“Në disa dritare në brendësi të tyre është gjetur sasia prej 243kg të substancës narkotike, pas kësaj zyrtarët e drejtorisë antidrogë me autorizimin e prokurorit publik kanë filluar bastisjet për lokacionet e mundshme të prejardhjes së kësaj substance narkotike.
Janë kontrolluar 10 dritare të plastikes dhe 32 roleta ku në brendësi të tyre është gjetur substanca narkotike”, ka thënë Shala, transmeton Telegrafi.

Ai ka theksuar se hetimet me këtë rast kanë vazhduar deri në ditën e djeshme ku zyrtarët e antidrogës kanë arritur të arrestojnë 5 persona që janë të dyshuar për grup të organizuar kriminal të cilët këtë substancë narkotike kanë pasur qëllim ta transportojnë në vendet e perëndimit

“ Të arrestuarit janë M.L 1985, GJ.R 1993 N.B 1962, SH.L 1972, V.M 1978. Me vendim të prokurorit të dyshuarve u është shqiptuar masa e ndalimit policor”, tha Shala.

978. Me vendim të prokurorit të dyshuarve u është shqiptuar masa e ndalimit policor”, tha Shala.

SHIKO MË SHUMË

Policia jep detaje për vdekjen e punëtorit në Ferizaj: Dyshohet se ra nga shtatë metra lartësi

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vdekjen e punëtorit 54-vjeçar në Ferizaj, i...

Gruda tregon efektet e para të ligjit: Pas hyrjes në fuqi të ligjit, Specialja s`mund të arrestojë asnjë komandant të UÇK-së

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka treguar për disa efekte të Ligjit të ri...

Gjykata Speciale del me njoftim për datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Gjykata Speciale në Hagë ka caktuar 17 nëntorin 2026, në orën 10:00, si datë...