Në raportin mujor nga Drejtoria e Inspektoratit në Lipjan bëhet e ditur se është organizuar aksion në bashkëpunim me Policin e Kosovës njësia në Magure në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari“ në Vrellë për auto-taksi të cilët po tentojnë të ushtrojnë veprimtari ilegale.
Nga ky aksion janë konfiskuar dhjetëra automjete me polici ndaj të cilëve janë marrë masat ligjore, thuhet në raport.
“Është bërë inspektimi i kompanive të autobusëve të cilët operojnë në këtë territor e Lipjanit se mos ka ndonjë vonesë në rende e udhëtimit, si dhe kontrollimi i auto-taksive që janë te parkuar ne parkingjet e auto-taksit si në rrugën Lidhja e Prizrenit, Isa Olluri dhe Skënderbeu, se po hasim ndonjë duke ushtruar veprimtari ilegale”, thuhet tutje.


