Konfiskohen armë në rajonin e Pejës

PUBLIKUAR

Policia në Pejë bën të ditur se për tri ditë ka konfiskuar pesë armë pa leje si dhe për këto raste janë arrestuar katër persona.

Armët janë konfiskuar në fshatrat Vitomiricë, Zagerm, Ramun dhe Bllagajë, ndërsa ndaj të arrestuarve janë iniciuar rastet për veprat penale ‘Përdorim i armës ose mjetit te rrezikshëm’ , ‘ Mbajtje në pronësi, kontrollë ose posedim të paautorizuar të armës’, dhe veprës së ‘ kanosjes’

Armët dhe dëshmitë tjera të konfiskuara në total për këto kategori veprash janë: Dy armë të tipit AK 47 dhe dy karikator të armëve përkatëse, tri pistoleta-revole dhe tre karikator të armëve përkatëse, dhe 58 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Policia thekson se posedimi dhe përdorimi i armëve në mënyrë të kundërligjshme nga ana e qytetarëve, mund të paraqesë në çdo kohë rrezik./telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Vjosa Osmani i kërkon presidentes ta kthejë fotografinë e Ibrahim Rugovës

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tash deputete e LDK-së, ka reaguar lidhur me zhvendosjen...

Arrestohet në rajonin e Gjilanit një shtetas gjerman, policia ia gjen 43 armë të gjata automatike në veturë

Një shtetas gjerman është arrestuar sot në rajonin e Gjilanit nën dyshimin për përfshirje...

500 euro gjobë, pikë negative, konfiskim veture e ndalim vozitje- Policia ndëshkon tre shoferë në Ferizaj

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Ferizaj janë ndëshkuar tre persona për kundërvajtje...