Konfiskohen 60 kilogramë marihuanë në Han të Elezit (Foto)

PUBLIKUAR

olicia e Kosovës ka konfiskuar rreth 60 kilogramë substanca narkotike në Han të Elezit, ndërsa lidhur me këtë janë arrestuar tre persona.

Policia e Kosovës, në këtë rast Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik , e asistuar nga Njësitet relevante policore kufitare dhe të stacioneve policore, pas një pune operativo-hetimore ka realizuar një operacion të suksesshëm policor, i cili ka rezultuar me arrestimin e tre personave të dyshuar për “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar  të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

Operacioni policor është realizuar më 27.03.2016, në Han të Elezit, ku si rezultat i veprimeve policore janë ndaluar tre persona të dyshuar, të cilët janë zënë në flagrancë duke shkëmbyer substancën narkotike.

Personat e arrestuar janë: Sh.H.1967, S.H. 1986 dhe R.Sh. 1989, të tre nga Kosova.

Personat e dyshuar kishin në posedim katër automjete, prej tyre një kombi në të cilin janë gjetur dhe sekuestruar rreth 60 kilogramë substancë e dyshuar se është marihuanë.

Si vazhdimësi e hetimeve me urdhër të prokurorit kompetent janë kontrolluar edhe tri lokacione, një në Han të Elezit, një në Prizren dhe një në rrethinën e Dragashit.

Në cilësi të provave materiale janë konfiskuar;  rreth 60 kilogramë substancë narkotike e dyshuar se është marihuanë, katër automjete të dyshuara të përfshira në rast, një revole e tipit zastava (kal.9mm), dhjetë telefona celular, një aparat digjital, para kesh (345) euro dhe dokumentacione të ndryshme.

Me vendim të prokurorit tre personave të dyshuar, iu është caktuar masa e ndalimit dhe janë dërguar në mbajtje.

1

SHIKO MË SHUMË

“Mbi 7 orë në kolonë”, mërgimtarët bllokohen në kufirin Mal i Zi – Kroaci

Kolona disa kilometra të gjata dhe problemet teknike në kontrollin kufitar kanë lënë qindra...

Sot kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhët e Kosovës

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar qytetarët dhe operatorët ekonomikë se sot do...

Kurti shfaq gatishmëri t’i shkojë në Gjakovë, Gjini e refuzon ” s’shoh asnjë nevojë”- detaje ekskluzive nga komunikimi i tyre

Kreu i LVV’së, Albin Kurti, i ka shkruar një letër kryetarit të Aleancës, Aridan...