Policia njofton se mbrëmë ka vënë re një veturë e cila dyshohet se ka ardhur nga drejtimi i kufirit me Maqedoninë e Veriut në Debëlldeh të Vitisë.
Njësiti policor gjatë kontrollit në veturë ka gjetur 30 thasë duhan refuz, konfirmon policia.


“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe rasti procedohet në procedurë të rregullt, ndërsa malli i konfiskuar dhe vetura i janë dorëzuar doganës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e policisë.
Nuk raportohet për persona të arrestuar.
“Njësitet policore janë duke kryer hetime intensive lidhur me rastin dhe personin e dyshuar”, përfundon policia.


