Konfirmon presidenti francez: Aeroplani është rrëzuar

PUBLIKUAR

Presidenti francez, Francois Hollande, gjatë fjalimit të tij televiziv ka konfirmuar se aeroplani i Egyptair u rrëzua.

“Thashethemet për një sulm terrorist mund të jenë hipotezë. Në këtë fazë, duhet jemi solidarë me familjet dhe të presin për informacionet që çuan drejt katastrofës”, ka thënë Hollande, përcjell Telegrafi.

Ekspertë të aviacionit dhe sigurisë kanë sugjeruar se zhdukja e aeroplanit të Egyptair nga Parisi në Kajro mund të jetë shkaktuar nga një mjet shpërthyes.

Në aeroplanin e Egyptair ishin 56 udhëtarë dhe 10 anëtarë të ekuipazhit, ndërsa aeroplani u zhduk nga radarët pak kohë pasi ka hyrë në hapësirën ajrore të Egjiptit, sot herët në mëngjes.

SHIKO MË SHUMË

Më 7 nëntor zhvillohet procesi i testit kualifikues për kandidatët për prokurorë të rinj

Komisioni për Rekrutim të Prokurorëve të Shtetit i Këshillit Prokurorial të Kosovës njofton kandidatët...

Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit për grabitje në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se ndaj...

Haxhiu nënshkruan Ligjin për Specialen dhe ia përcjell Presidentes për dekretim

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka nënshkruar Ligjin për ndryshimin e Ligjit...