Konfirmon Policia: S’ka as të arrestuar, as të ndaluar në Llapnasellë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot: I vranët dhe me shi

Këtë të premte në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe...

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Policia e Kosovës ka konfirmuar se nuk ka pasur asnjë të arrestuar e as të ndaluar në fshatin Llapnasellë, aty ku mediat serbe dhe ruse thanë se janë arrestuar disa shqiptarë dhe konfiskuar disa armë e municion. Policia sqaron se në dalje të autostradës në Veternik kanë ndaluar një veture civile e cila ka penguar qarkullimin e automjeteve zyrtare, mirëpo nuk ka arrestuar askënd. Media serbe dhe ruse kishin dhënë lajmin për arrestimet në Kosovë duke e ndërlidhur me vizitën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili momentalisht gjendet në Mitrovicë.

Lajmi për arrestimin e gjashtë shqiptarëve në fshatin Llapnasellë të Graçanicës, të cilin e dha media ruse Sputnik, është i rrem. Policia e Kosovës për Express ka konfirmuar se gjendja është stabile dhe nuk është konfiskuar armë e as arrestuar askush.

Të njëjtit, tani përmes një komunikate për media japin sqarimin se nuk ka pasur arrestime dhe nuk është konfiskuar asgjë.

Kjo media ruse, së bashku me median serbe Tanjug, kanë dhënë lajm të rremë që në Kosovë janë arrestuar gjashtë shqiptarë të cilëve u është gjetur armë dhe municion. Këtë lajm, këto dy media po e ndërlidhin me vizitën e Presidentit serb në po këtë fshat.

Policia e Kosovës përmes njoftimit thotë se ka pasur një ndalesë rreth orës 13:05, në dalje të Veternikut, por nuk bëhet fjalë për gjetje të ndonjë arme, shkruan Express.

“Rreth 13.05 min, njësia në lëvizje e cila ka qenë në para përcjellje të përfaqësuesve nga delegacioni i Serbisë, i cili ka qenë duke shkuar në drejtim të Graçanicës, saktësisht në dalje të autostradës në Veternik, kanë ndaluar një veturë civile e cila ka penguar qarkullimin e automjeteve zyrtare.

Vozitësi i automjetit është ndaluar nga zyrtarët policor, përderisa automjetet zyrtare me delegacionin e përfaqësuesve nga Serbia kanë vazhduar sipas agjendës pa incidente dhe nuk bëhet fjalë për gjetje të ndonjë arme”, u tha në njoftimin e policisë.

Policia potencon se nuk ka qenë eskorta e presidentit të Serbisë pasi që e njëjta deri në këtë kohë gjendet në rajonin e Mitrovicës Veri.

“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore, duke përfshirë angazhimet e saja profesionale me qëllim të ofrimit të sigurisë ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike, si dhe njoftimit të drejtë të opinionit publik”, thuhet në njoftim.

Ky është njoftimi i plotë i PK’së:

Policia e Kosovës (PK), e adreson këtë informacion zyrtar për media me qëllim të informimit të drejtë të opinionit publik, lidhur me disa shkrime të publikuar sot në disa media/portale kryesisht serbe, ku shkruhet se në Llapna Sellë janë shoqëruar (ndaluar) shqiptar të cilëve iu janë marrë (gjetur) armë,  dhe lidhur me këtë sqaron me sa vijon:

Policia e Kosovës është institucion i zbatimit të ligjit dhe në të gjitha rastet vepron konform autorizimeve ligjore që ka, ashtu siç ka vepruar edhe në rastin e ndalimit të një automjeti civil i cili ka penguar qarkullimin e delegacionit.

Rreth 13.05 min, njësia në lëvizje e cila ka qenë në para përcjellje të përfaqësuesve nga delegacioni i Serbisë, i cili ka qenë duke shkuar në drejtim të Graçanicës, saktësisht në dalje të autostradës në Veternik, kanë ndaluar një veturë civile e cila ka penguar qarkullimin e automjeteve zyrtare.

Vozitësi i automjetit është ndaluar nga zyrtarët policor, përderisa automjetet zyrtare me delegacionin e përfaqësuesve nga Serbia kanë vazhduar sipas agjendës pa incidente dhe nuk bëhet fjalë për gjetje të ndonjë arme.

Vlen të potencohet se nuk ka qenë eskorta e presidentit të Serbisë pasi që e njëjta deri në këtë kohë gjendet në rajonin e Mitrovicës Veri.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore, duke përfshirë angazhimet e saja profesionale me qëllim të ofrimit të sigurisë ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike, si dhe njoftimit të drejtë të opinionit publik.

SHIKO MË SHUMË

Moti sot: I vranët dhe me shi

Këtë të premte në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe...

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Tre të plagosur me armë zjarri, njëri me thikë: Krejt çka ndodhi mbrëmë në Lupç, pas një mosmarrëveshje mes disa familjarëve

Katër persona kanë mbetur të plagosur të mërkurën në orët e pasdites në Lupç...