Konfirmon Barca: Lëndohet Messi, kaq javë do të mungojë (Foto/Video)

PUBLIKUAR

Lionel Messi do të jetë jashtë fushave të blerta për tre javë pas një tërheqje muskulare në barazimin e Barcelonës me Atletico Madridin me rezultat 2:2. 

Kështu së paku njofton ekipi katalonas përmes llogarisë zyrtare në Twitter, ku sulmuesi u lëndua në minutën e 59-të pas një ndërhyrje të palejuar të Diego Godinit.

View image on Twitter

Ai u detyrua të humbasë ndeshjen kualifikuese të kombëtares argjentinase kundër Venezuelës për Kupën e Botës ‘Rusia 2018’ shkaku i lëndimit të ijës, por ka luajtur në të gjitha pesë ndeshjet e skuadrës katalonase në La Liga, transmeton Telegrafi.

Argjentinasi besohet se do të jetë i gatshëm për takimin e Ligës së Kampionëve kundër Manchester Cityt, i cili zhvillohet më 19 tetor.

SHIKO MË SHUMË

Gjetja e mbetjeve mortore në Kalludër e Jabukë, Kurti njofton kush janë tre të identifikuarit e radhës

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se, pas identifikimeve të para nga mbetjet mortore të...

Gjykata ia cakton një muaj paraburgim të pandehurit për sulm ndaj personit zyrtar: Ndryshe mund të arratisej, është edhe shtetas turk

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën prej një muaj paraburgim të pandehurit...

Dogana zbulon mallra të padeklaruara në kabinën e një kamioni në Han të Elezit

Dogana e Kosovës, gjatë kontrolleve të rregullta në pikën e kalimit kufitar në Han...